Shefi dërgon 6400 punëtorët e tij në pushime

Autori:Gazeta Fjala

20150511140022123646

Punëtorët e kompanisë Tiens Group nga Kina janë shpërblyer nga shefi i tyre miliarder me 4 ditë pushim në Francë, në nder të 20-vjetorit të themelimit të kompanisë.

Të gjithë punëtorët kanë pasur trajtim VIP, shkruan CNN.

Miliarderi ka rezervuar 4760 dhoma në 76 hotele mes Kanës e Monakos si dhe 146 autobusë për udhëtim, transmeton Koha.net.

Ky është grupi më i madh turistik që ka vizituar ndonjëherë Francën.

Grupi raportohet se ka harxhuar 15 milionë dollarë gjatë qëndrimit 4 ditor në Francë.

Ata madje kanë fituar rekordin e Guinness për formimin e fjalisë më të gjatë të formuar nga trupat e njerëzve, kur bashkë kanë formuar fjalinë “Ëndrra e Tiens është e mirë në Côte d’Azur”.

20150511140018848

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shefi-dergon-6400-punetoret-e-tij-ne-pushime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala