SHBA tërhiqet nga UNESCO, thotë se është anti-izraelite

Autori:Gazeta Fjala

unesco3_1507814457-4607448

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), pas kritikave të vazhdueshme që zyrtarët e lartë amerikanë ia kanë bërë rezolutave të kësaj agjencie, të cilën Uashingtoni e sheh si anti-izraelite, zyrtarë amerikanë kanë thënë për Associated Press.

SHBA-ja e ndali financimin e UNESCO-s pasi kjo e fundit votoi për ta pranuar Palestinën si anëtare të saj në vitin 2011, por Departamenti i Shtetit e ka mbajtur një Zyre të UNESCO-s në zyrat e veta qendrore në Paris dhe ka kërkuar ta japë mendimin e vet rreth politikave por prapa skenës, transmeton Express.

Largimi është konfirmuar sot nga zyrtarët amerikanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për shkak se nuk kanë qenë të autorizuar për të folur publikisht për këtë vendim.

Largimi i SHBA-së vjen në momentin kur UNESCO po voton për ta zgjedhur drejtorin e ri.

Zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e kanë denoncuar vazhdimisht UNESCO-n.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-terhiqet-nga-unesco-thote-se-eshte-anti-izraelite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala