SHBA-të përgëzojnë Kosovën për të riatdhesuarit nga Siria

Autori:Gazeta Fjala

fg

Pas riatdhesimit të 110 shtetasve kosovarë nga Siria, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të cilët me anë të një komunikate për media e kanë përgëzuar Kosovën për këtë hap të ndërmarrë.

“Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njëjtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve”.

“SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”, thuhet në komunikatën e kësaj ambasade.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-te-pergezojne-kosoven-per-te-riatdhesuarit-nga-siria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala