ShBA-të dhe Turqia kërkojnë zgjidhje ushtarake në Siri

Autori:Gazeta Fjala

shba-turqi

Zëvendës – presidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur se ShBA-të dhe Turqia janë të përgatitur për të kërkuar një zgjidhje ushtarake në Siri në qoftë se një marrëveshje politike nuk do të realizohet, transmeton Klan Kosova.

Biden është shprehur se një marërveshje politike do të ishte zgjidhja më e mirë mirëpo nëse kjo gjë është e pamundur, ShBA-të do të shikojnë për alternativa të tjera.

“Në këtë zgjidhjen alternative përfshihet përjashtimi i Daesh”, u shpreh Baiden duke e përdorë ankronimin arab për Shtetin Islamik.

Duke komentuar mundësitë për të arritur një zgjidhje politike në Siri, ai tha se: “Nuk janë as optimist e as pesimist, por janë të vendosur”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-te-dhe-turqia-kerkojne-zgjidhje-ushtarake-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala