SHBA, pritet dënimi i babait vrasës, vrau foshnjën se ndihej xheloz

Autori:Gazeta Fjala

14742194851

Vrasësit në pjesën më të madhe të rasteve gjejnë justifikime dhe pak më rrallë edhe pendohen për krimin që kanë bërë. Por ajo çfarë ka bërë një baba në Baldwinsville në New York të lë pa fjalë.

25-vjeçari Ryan Lawrence ka pranuar para gjykatës se ka vrarë vajzën se tij 1-vjeçare dhe më pas e ka djegur sepse ndjehej xheloz sepse ajo ishte në qendër të vëmendjes së njerëzve, pas betejës që ajo kishte fituar me sëmundjen e kancerit që i kishte prekur syrin.

Trupi i pajetë i Maddox u gjet më 21 shkurt të këtij viti, tre ditë pasi ajo ishte shpallur e zhdukur nga nëna e saj.

Muajin e ardhëshëm pritet që gjykata të japë edhe dënimin ndaj Ryan Lawrence, i cili mund të variojë nga 25 vite në burg të përjetshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-pritet-denimi-i-babait-vrases-vrau-foshnjen-se-ndihej-xheloz/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala