SHBA nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për paqe në Siri

Autori:Gazeta Fjala

John-Kerry-Appeasement

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga përpjekjet për arritjen e paqes në Siri, përkundër ndërprerjes së bisedimeve direkte me Rusinë për armëpushim.

Kerry theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, ende do të diskutojnë për Sirinë në kuadër të negociatave më të gjëra multilaterale.

Megjithatë, ai nuk ka shpallur ndonjë strategji të re për zëvendësimin e përpjekjes së dështuar diplomatike me Rusinë.

John Kerry tha se Uashingtoni shpreh “keqardhje” dhe që Rusia e ka hedhur poshtë diplomacinë dhe ka zgjedhur t’i ndihmoj regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në përpjekjet për arritje të fitores ushtarake kundër luftëtarëve opozitarë.

John Kerry, po ashtu, theksoi se Rusia “i ka mbyllur sytë ndaj përdorimit nga ana e Assadit” të klorit dhe bombave-fuçi kundër popullit të vet, që “është për keqardhje”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-nuk-ka-hequr-dore-nga-perpjekjet-per-paqe-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala