SHBA kërkon njohjen e Kosovës nga vendet që nuk e kanë bërë këtë

Autori:Gazeta Fjala

shbaa-KS

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkaura (OKB), David Pressman, ka theksuar se vazhdon mbeshtetja e SHBA-va për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtarë.

Ai ka theksuar se inkurajojnë edhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë gjë.

“Kosova ka shënuar progres – sidomos me Gjykatën Speicale. Duhet të ketë reforma në gjyqësor për ta luftuar korrupsionin dhe për të tërhequr investimet e huaja”, ka shtuar përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit, transmeton Telegrafi.

Ai gjithahtu tha se misioni i UNMIK-ut vazhdon të ketë shpenzime për funksionimin e saj në Kosovë, ani pse realiteti është ndryshe nga viti 1999 kur ky mision filloi punën dhe nga periudha e vitit 2008 kur u ristrukturua.

“Ne jemi të vetëdijshëm për disa tendenca për incidente, por dimë edhe se ka pasur rezultate që janë arritur përmes dialogut”, tha Pressman, duke aluduar në fërkimet e fundit mes marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-kerkon-njohjen-e-kosoves-nga-vendet-qe-nuk-e-kane-bere-kete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala