SHBA-ja vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

Autori:Gazeta Fjala

Shba-Siria-600x360

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj nëntë personave të lidhur me Udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, midis tyre shefi i shtabit, një nga djemtë e tij dhe kreu i gjyqësorit të Iranit.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha përmes një deklarate të 4 nëntorit se Uashingtoni gjithashtu sanksionoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit.

“Sot Departamenti i Thesarit po shënjestron zyrtarët që rrethojnë Liderin suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei dhe zbatojnë politikat e tij destabilizuese”, tha pëmes një deklarate, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

“Këta individë janë të lidhur me një gamë të gjerë sjelljesh malinje, duke përfshirë edhe bombardimet e kazermave detare të SHBA-së në Beirut më 1983, pastaj sulmin ndaj Shoqatës së përbashkët izraelito-argjentinase më 1994. Ata janë të lidhur edhe me disa raste të torturave, vrasjeve jashtëgjyqësore dhe shtypjen e civilëve”, tha Mnuchin.

Njoftimi u bë në ditën kur shënohet dyzet vjetori i sulmit në ambasadën amerikane në Teheran. Më 4 nëntor, 1979, disa studentë iranianë – ndjekës të Ajatollah Ruhollah Khomeinit – kanë sulmuar ambasadën amerikane në Teheran dhe kanë marrë pengje dhjetëra amerikanë.

Pesëdhjetedy amerikanët janë mbajtur peng për 444 ditë.

Më 4 nëntor, Irani tha se ishte duke dyfishuar numrin e centrifugave të përparuara për pasurimin e uraniumit, duke zvogëluar më tej kohën, kur ekspertët vlerësojnë se Teherani mund të posedojë materiale të mjaftueshme për të ndërtuar një armë bërthamore.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-ja-vendos-sanksione-shtese-ndaj-iranit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala