SHBA-ja do ta bllokojë Vuk Jeremiqin në garën drejt OKB-së

Autori:Gazeta Fjala

Vuk-jeremiq-610x358

Në garën e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kandidati serb Vuk Jeremiq mund të hasë në bllokimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan The Guardian.

Sipas kësaj gazete, Washingtoni nuk e ka harruar kundërshtimin që Jeremiq ka bërë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe konsideron se ai e kishte përdorur postin e Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si një platformë për retorikën nacionaliste.

Gara për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, do të zhvillohet në raundin e pestë të votimeve dhe për postin pasardhës të Ban Ki-Mun, Jeremiq është i treti, , transmeton Klan Kosova.

Deri më tani garës pop i prinë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, portugezi Antonio Guterres, ndërsa pas tij është Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-ja-do-ta-bllokoje-vuk-jeremiqin-ne-garen-drejt-okb-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala