SHBA dërgon anije ushtarake në Detin e Zi në përgjigje të Rusisë

Autori:Zekirja Shabani

unnamed-2-13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të përgatiten të dërgojnë një anije ushtarake në Detin e Zi dhe i kërkuan Departamentit të Shtetit të njoftojë Turqinë për këtë, thanë zyrtarë amerikanë për CNN.

Kjo lëvizje, sipas këtyre zyrtarëve, paraqet përgjigje ndaj konfiskimit rus të anijeve ukrainase në kalimin e Kerçk që lidh Detin e Zi dhe Detin Azov, transmeton KosovaPress.

SHBA është e detyruar të informojë Turqinë për kalimin e anijes ushtarake përmes ngushticës sipas Konventës Montreux të vitit 1936, i cili rregullon kalimin e anijeve luftarake nëpërmjet Bosforit dhe Dardaneleve, të cilat lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi.

Sipas kushteve të marrëveshjes, vendet që nuk kanë një bregdet në Detin e Zi duhet ta njoftojnë Turqinë të paktën 15 ditë përpara tranzitit përmes detit.

Një zëdhënës në Departamentin e Shtetit tha se SHBA po kryenin aktivitete në përputhje me Konventën e Montreux.

“Ne nuk do të komentojmë mbi natyrën e korrespondencës tonë diplomatike me qeverinë turke. Flota jonë e gjashtë amerikane është gjithmonë e gatshme të përgjigjet kur është e nevojshme”, tha komandanti Kyle Raines, një zëdhënës i flotës, i cili mbikëqyr operacionet detare në rajon.

“Ne kemi të drejtë të veprojmë lirisht dhe në përputhje me ligjet dhe normat ndërkombëtare,” shtoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shba-dergon-anije-ushtarake-ne-detin-e-zi-ne-pergjigje-te-rusise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala