Shaqiri kthehet në Allianz, gjithçka që duhet të dini përballjen Bayern – Liverpool

Autori:Gazeta Fjala

xherdan-shaqiri-liverpool_qn4nfz0zgij71edicipwn7o1p-600x360

Dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sonte, kur edhe do të caktohen dy çerekfinalistët e fundit për këtë sezon.

Bayern Munich – Liverpool

Liverpooli ishte konsideruar favorit kur ishte hedhur shorti për këtë ndeshje, megjithatë ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0:0. Tani, epërsia e të qenit vendas dhe forma e mirë gjatë kohës së fundit bën që Bayerni të ketë gjasa për ta zënë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, fituesi i kësaj ndeshjeje është mjaft i vështirë për t’u parashikuar. Këtë gjë e ka pohuar edhe Xherdan Shaqiri i Liverpoolit, i cili e ka vlerësuar kthimin e tij në Allianz Arena si ndeshjen më të vështirë të Ligës së Kampionëve. 27-vjeçari kishte qenë më parë pjesë e skuadrës së Bayernit.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave: Liverpool 0:0 Bayern Munich

Bayern München: Neuer; Rafinha, Sule, Hummels, Alaba; Thiago, Martínez, James Rodríguez; Gnabry, Lewandowski, Ribéry
Jashtë: Kimmich (i suspenduar), Müller (i suspenduar), Robben (i lënduar), Tolisso (i lënduar)
Në dyshim: Coman (i lënduar)
Ndeshja e fundit: Bayern 6-0 Wolfsburg (09/03)
Forma: FFFBFFFHFF

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Fabinho, Henderson; Salah, Firmino, Mané
Jashtë: Keïta (nuk dihet), Oxlade-Chamberlain (i lënduar), Gomez (i lënduar)
Në dyshim: Alexander-Arnold (i lënduar), Lovren (i lënduar), Milner (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Robertson
Ndeshja e fundit: Liverpool 4-2 Burnley (10/03)
Forma: FBFBBFBBFF

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shaqiri-kthehet-ne-allianz-gjithcka-qe-duhet-te-dini-perballjen-bayern-liverpool/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala