Shala në mbledhje të qeverisë kundërshtoi hyrjen e produkteve pa taksë 100%

Autori:Zekirja Shabani

49897731_314439002510392_4851126334895685632_n

Pavarësisht propozimit të qeverisë për heqjen e taksës 100 % për mallrat që kanë hy në Kosovë para vendosjes së kësaj takse, ministri i MTI-së, Endrit Shala, nuk ka lejuar që këto mallra të futen pa masë.

Pasi ka propozuar kryeministri Haradinaj që këto produkte të hyjnë pa masën 100 % ministri i MTI-së, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se këto mallra duhet t’iu nënshtrohen masës 10 % që ishte vendosur më herët.

Shala e ka informuar Haradinajn se këto produkte duhet t’i nënshtrohen taksës 10 për qind, që ka qenë në fuqi para masës 100%.

Kujtojmë se propozimi për lirimin e mallrave nga taksa që kanë hyrë në Kosovë para këtij vendimi e ka dhënë zyra e kryeministrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shala-ne-mbledhje-te-qeverise-kundershtoi-hyrjen-e-produkteve-pa-takse-100/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala