Shala i gatshëm për Turqinë

Autori:Gazeta Fjala

Herolind-Shalaa-780x439

Përfaqësuesja e Kosovës do ta presë atë të Turqisë me 11 qershor në Shkodër.

Ndeshja po afrohet gjithnjë e më shumë derisa futbollistët vetëm kanë filluar të mendojnë për këtë takim të rëndësishëm.

Njëri nga ta është edhe Herolind Shala, që aktivizohet me klubin turk Kasimpasa.

Shala ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për të shkruar disa fjalë rreth kësaj ndeshje.

Ai ka publikuar një foto nga ndeshja e fundit duke theksuar se është gati dhe se është ndjenjë e papërshkrueshme ta veshësh fanellën e Kosovës.

“Ditët po ecin dhe po afron ndeshja ndaj Turqisë. Ndjenjë e papërshkrueshme ta veshësh fanellën e vendlindjes”, shkroi Shala.

Kujtojmë që ndeshjen e fundit ndaj Islandës, Shala ishte më i miri në fushë duke bërë edhe një asistim të mrekullueshëm tek goli i Atdhe Nuhiut.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shala-i-gatshem-per-turqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala