Shala i fton kompanitë kroate të investojnë në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

IMG-20190111-WA0004

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me ftesë të ministrit të Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, Darko Horvat, ka zhvilluar sot takim pune në Zagreb, ku temë qendrore ishte marrëdhënia ekonomike në mes dy shteteve dhe mundësia për investime.

Shala dhe ministri Horvat gjithashtu diskutuan dhe u dakorduan që këtë vit të organizohet një forum ekonomik i përbashkët në mes të bizneseve kroate dhe kosovare në Prishtinë, si dhe u dakorduan për rikthimin e Odës Ekonomike Kroate në Prishtinë dhe rikthimin e linjës ajrore Zagreb- Prishtinë, në mënyrë që të rriten shkëmbimet dhe komunikimi në mes të dy popujve.

Ministri Shala gjatë kësaj vizite gjithashtu shpalosi mundësit e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj, për më tepër ai vuri theksin në mundësit e investimeve kroate brenda kuadrit që ofron Ligji për Investime Strategjike.

Shala e njoftoi homologun e tij për krijimin e zonave ekonomike brenda Kosovës, e që mund të shihet si një mundësi shtesë e investimeve nga bizneset kroate në vendin tonë.

Sipas një komunikate të MTI-së, Shala së bashku me ministri Horvat zhvilluan edhe një takim të përbashkët me bizneset më të njohura të Kroacisë, në të cilin,  Shala para përfaqësueseve të lartë të këtyre kompanive prezantoi shtetin e Kosovës si një mundësi ideale për investimet dhe zhvillimin e bizneseve nga kompanitë  kroate.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shala-i-fton-kompanite-kroate-te-investojne-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala