Shakhtar fiton betejën e parë ndaj Romës

Autori:Gazeta Fjala

shakhtar_1519249109-5152194

Shakhtar Donetsk ka shënuar fitore 2:1 ndaj Romës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve

Skuadra ukrainase ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së kampionëve, duke fituar përballjen e parë ndaj Romës me rezultat 2:1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Under në minutën e 41, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Vendësit nuk u dorëzuan dhe arritën që në pjesën e dytë të përmbysin rezultatin në 2:1, me golat e Perreyra dhe Fred.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tre javësh në Olimpico të Romës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shakhtar-fiton-betejen-e-pare-ndaj-romes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala