Shahadije Lohaj fituese e “Takimet e poeteshave shqiptare -Vushtrria 2016”

Autori:Gazeta Fjala

vv

Në festivalin tradicional të Poezisë, “Takimet e poeteshave shqiptare”, çmimin kryesor e fitoi Shahadije Lohaj, me poezinë e titulluar “Unë jam gjallë”, shkruan Gazeta Fjala.
Festivali është mbajtur të hënën në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.
Hapja e festivalit u bë nga kryetari i kësaj komune Bajram Mulaku.

Çmimi i dytë ju nda poetes Ermira Jusufi, me poezinë “Syri im”, kurse vendi i tretë i takoi Shefqete Golaci me poezinë e titulluar “Dikush më preu gërshetin”.

Juria vlerësoi poezitë, ishte  e përbëre nga Kryetarja Edi Shukriu dhe anëtarët Emin Kabashi dhe Bedri Tahiri.

Ky ishte festivali i 34-të, i cili u mbajt për dy ditë./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shahadije-lohaj-fituese-e-takimet-e-poeteshave-shqiptare-vushtrria-2016/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala