Sfidat e ekonomisë së Kosovës për 10 vite

Autori:Gazeta Fjala

rritja_ekonomike_PARATE-650x353

Ekonomia e Kosovës për një dekadë pavarësi ka pasur arritje dhe sfida të ndryshme.

Berat Rukiqi, këshilltar strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), tha në zhvillimin e ekonomisë në 10 vjet shtet janë bërë shumë punë, por mbetet ende për të punuar që të kemi një ekonomi më prosperuese.

“Në disa indikatorë ka pasur zhvillim, për këto 10 vite ka zvogëlim të varfërisë. Kjo vjen si rrjedhojë e investimeve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Kosova nuk ka arritur të këtë një brend të madh që është në vendet e regjionit. “Përveç bankave që kemi këtu e që janë me kapital të huaj.

Ai tha se nuk ka pasur vendimmarrje të mëdha, duke veçuar prolongimin e ndërtimin e “Kosovës së re”.

Kurse Arian Zeka drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK),  tha se ka pasur ekonomia e Kosovës ka pasur rritje pozitive.

“Këto pesë gjashtë vite ka pasur vlerësim të mirë nga Banka Botërore. Ka pasur përpjekje për promovim të investimeve, por nuk ka pasur shumë rritje të investimeve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Zeka tha se ka pasur progres nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. “Ka vlerësim tek këto dy institucione. Sot është lehtë të bisedohet me ATK-në dhe Doganën e Kosovës”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sfidat-e-ekonomise-se-kosoves-per-10-vite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala