Sfida e kryeministrit Haradinaj: 100 mijë të rinj në Kosovë pa kurrfarë perspektivë

Autori:Gazeta Fjala

tmp_17539-ramush_haradinaj793456965

Zbutja e papunësisë do të jetë ndër sfidat kryesore të qeverisë nën drejtimin e Ramush Haradinajt.

Por është edhe një kategori e të papunëve, kryesisht të rinj, që përveç papunësisë, nuk kanë kurrfarë shprese që të kenë të ardhme të qëndrueshme në Kosovë, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollën, e as nuk trajnohen. Në këtë gjendje sipas ASK-së janë gjithsej 97 mijë e 910 të rinj.

Qeveritë e deritanishme nuk kanë bërë asgjë për t’i integruar në shoqëri këtë kategori.

“Domethënë janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor. Përqindjet e larta të këtij grupi në popullsinë e të rinjve rrisin shqetësimet në lidhje me punësimin e të rinjve në të ardhmen pasi tregon shkëputje nga tregu i punës”, thuhet në Anketën e Fuqisë Punëtore të ASK-së për tremujorin e parë të këtij viti.

Përveç kësaj, sipas Anketes, një numër i madh i të rinjve të pa angazhuar në vendet me papunësi të lartë të të rinjve, siç është Kosova, mund të shkaktojë uljen e fitimeve për shkak të rritjes së konkurrencës, si dhe ka mundësi t’i kontribuojë problemeve sociale.

Ndryshe, bazuar në tremujorin e parë të vitit 2017, 26.3 për qind e të papunëve në Kosovë ishin të rinj të moshës mes 15-24 vjeç. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë qeveria Haradinaj me ketë kategori të te papunëve. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sfida-e-kryeministrit-haradinaj-100-mije-te-rinj-ne-kosove-pa-kurrfare-perspektive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala