Serbia po luan me zjarrin

Autori:Gazeta Fjala

treni serbia

Diskursi urrejtës e luftënxitës është rikthyer në Ballkanin e vobektë, që ende nuk i ka kaluar traumat e përballjeve të përgjakshme. Tensionet etnike kanë mbërritur në pik. Serbia përbën epiqendrën e këtij tërmeti nacionalist.

Rreth dy javë më parë, një tren me ikonografi kishtare e mesazhe ekstremiste, dhe që për “pasagjerë” kishte edhe politikanë serbë, ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës. Treni ishte dhuratë e Rusisë dhe në qendër mbante mbishkrimin në 21 gjuhë: “Kosova është Serbi”. Pa licencë e pa leje qarkullimi, lokomotiva synonte ta shpërthente kufirin. Ishte ndalur në Rashkë të Serbisë, pasi njësitet elite të Policisë së Kosovës, të pajisura edhe me armë të gjata, kishin dalë në kufi për t’iu përgjigjur provokimit të fqinjit verior, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo nuk është loja e vetme me zjarrin që Serbia e ka bërë ndaj Kosovës, të cilën ende e konsideron krahinë të saj. Në fundvit, një mur më shumë se dy metra i lartë është ngritur përballë urës kryesore që lidh qytetin e Mitrovicës të ndarë etnikisht. Muri është ndërtuar në hyrje të veriut të banuar kryesisht me serbë.

Veç kësaj, në janar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze, bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-po-luan-me-zjarrin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala