Serbia paralajmëron rezolutë kundër Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

beogradi-i-frik-euml-sohet-formimit-t-euml-asociacionit-n-euml-lugin-euml_hd

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka paralajmëruar mundësinë e hartimit të rezolutës së Serbisë si përgjigje ndaj Rezolutës së Kosovës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Drecun për TV Prva ka thënë se për caktimin e seancës speciale të Kuvendit të Serbisë në të cilën do të nxirrej rezoluta për “krimet e shqiptarëve në Kosovë”, do të bisedojë me kryetaren e Parlamentit të Serbisë.

Sipas fjalëve të tij,në atë seancë, nëse ka nevojë për caktimin e saj, do të flitej për “spastrimin brutal etnik që e ka bërë dhe po e bën UÇK në Kosovë”, transmeton Koha.net.

Lidhur me Rezolutën e Kosovës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, Drecun u ka shkruar përfaqësuesve lobit serb në SHBA të cilët, sipas tij, do të lobojnë kundër Rezolutës së Kosovës në Kongresin dhe Senatin amerika

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-paralajmeron-rezolute-kunder-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala