Serbia nuk e ndryshon pozicionin neutral të ushtrisë, përmendet Kosova

Autori:Gazeta Fjala

ana bernabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, porse nuk do të ndryshojë pozicionin neutral të ushtrisë.

Në forumin e sigurisë në Beograd, Bërnabiq tha se Serbia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me NATO-n, porse qëndrimi i saj është i qartë: “Do të mbetet e përkushtuar për neutralitet ushtarak”.

“Synim i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, por integrim të suksesshëm nuk ka pa stabilitet rajonal”, tha Bërnabiq.

Duke folur për marrëdhëniet me Moskën, ajo tha se pretendimet se Serbia është më e afërt me Rusinë janë vetëm perceptime, por po ashtu theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të sinqerta dhe të hapura.

Si sfidë më të madhe për sigurinë, Brnabiq përmendi Kosovën dhe sulmet kibernetike./REL

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-nuk-e-ndryshon-pozicionin-neutral-te-ushtrise-permendet-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala