Serbia ndanë 200 milionë euro për autostradën Nish–Merdar

Autori:Gazeta Fjala

autostrada

Ministrja serbe e Ndërtimtarisë Zorana Mihajloviq ka deklaruar se deri në fund të vitit Qeveria e Serbisë do të mund të shpallë tenderin për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar.

Viagra Professional online cialis black 800mg cheap

Ministrja për rts ka thënë se Serbia ka përfunduar dokumentacionin e nevojshëm dhe se investimi në këtë rrugë, e cila ende quhet “Rruga e Paqes”, është 200 milionë euro.

“Në buxhet kemi ndarë rreth 200 milionë euro për autostradën Nish–Merdar, e cila është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë në Kosovë“, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

“Serbia po zhvillon politikë serioze dhe nuk kemi problem me paratë. Për rrugën Nish–Merdar, është përfunduar dokumentacioni projektues. Serbia është i vetmi vend nga Europa Juglindore që ka përgatitur projekte dhe që i ka siguruat mjetet”, ka theksuar ajo.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-ndane-200-milione-euro-per-autostraden-nish-merdar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala