Serbia kushtëzon investimet me vota për Listën Serbe

Autori:Gazeta Fjala

Zgjedhjet-ne-Kosove-650x358-600x358

Ndonëse asnjë subjekt politik ende nuk është certifikuar për zgjedhjet e 19 qershorit 2019 në komunat veriore të Kosovës, zyrtarët më të lartë të Listës Serbe kanë filluar me shantazhe dhe me metoda të frikësimit ndaj popullatës serbe, jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në mjediset tjera në vend

Krerë të Listës Serbe ua kanë rekomanduar serbëve të veriut të Kosovës të votojnë për kandidatët e këtij subjekti politik për kryetar të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, në të kundërtën, siç ka lënë për të kuptuar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, Serbia do të heqë dorë nga investimet në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës me popullatë serbe.

Ende pa filluar fushata zgjedhore, e cila është planifikuar të zgjasë 5 ditë, krerë të Listës Serbe kanë paralajmëruar serbët se nëse nuk fitojnë ata, atëherë Serbia do t’i tërheqë investimet që ka ndarë për mjediset serbe në Kosovë, zëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-kushtezon-investimet-me-vota-per-listen-serbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala