Serbia i dërgon Kosovës informacione për vrasjen e Ivanoviqit

Autori:Gazeta Fjala

vrasje

Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka përcjellë Zyrës së EULEX-it në Beograd dokumentet e Prokurorisë së Krimit të Organizuar në lidhje me hetimet e vrasjes së Oliver Ivanoviqit për autoritetet e Prishtinës.

Dokumentacioni është përcjellë në bazë të dy kërkesave për bashkëpunim ligjor të autoriteteve të Prishtinës lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, ka deklaruar Ministria serbe e Drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Këto dokumente përmbajnë informata lidhur me hetimin e vrasjes së Ivanoviqit të cilat i ka mbledhur Zyra e Prokurorisë së Krimit të Organizuar në Beograd në bashkëpunim me autoritetet serbe në mënyrë që të zbulohet kryerësi i kësaj vepre.

Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq shpreson se autoritetet në Prishtinë do të tregojnë gatishmëri për një shkëmbim informacionesh dhe bashkëpunim të përditshëm me autoritetet në Beograd.

Ajo theksoi se ndriçimi i këtij rasti është i një rëndësie të madhe për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-i-dergon-kosoves-informacione-per-vrasjen-e-ivanoviqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala