Serbia edhe e fton edhe mund ta arrestojë kryeministrin Haradinaj në Nish

Autori:Gazeta Fjala

ramush3-1-650x358

Policia do të veprojë sipas urdhrave të Prokurorisë lidhur me personat që gjenden në fletë arreste, ka deklaruar ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq duke u përgjigjur në pyetjen se a do të arrestohet Ramush Haradinaj nëse shkon në Nish (Serb).

“MPB vepron sipas urdhrit të Prokurorisë në rastet kur të akuzuarit gjenden në fletë arreste. Polica do të veprojë ashtu ”, ka thënë Stefanoviq, raporton gazeta serbe “Kurir”.

Të martën gazeta serbe “Danas” raportoi se një takim ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj mund të mbahet në Nish brenda dy ose tre muajve.

Mirëpo, Arbër Vllahiu nga zyra e kryeministrit Haradinaj ka thënë për lajmi.net se ata nuk i komentojnë fare raportimet e mediave.

Serbia Ramush Haradinajn e akuzon për krim lufte.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-edhe-e-fton-edhe-mund-ta-arrestoje-kryeministrin-haradinaj-ne-nish/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala