Serbia: Dërgimi i ndihmave në Siri, gjest humanitar

Autori:Gazeta Fjala

39A3C3E9-C72C-4A2F-A924-1CC3C531C6D9_cx0_cy10_cw0_w987_r1_s_r1

Serbia thotë se vendimi për të dërguar ndihma në Siri është gjest i pastër humanitar dhe nuk është shenjë se po merr anë në luftën civile në Siri.

Një avion rus, që po barte ndihma nga Serbia, të cilat përmbanin ushqim, barna dhe veshje, janë dërguar në Siri më 20 tetor.

Ministri serb, Aleksandar Vulin ka thënë sot se ato ndihma “janë për njerëzit e Alepos”.

“Nuk e di nëse ata mbështesin Assadin ose jo por e di se ata kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë Vulin.

Edhe pse Serbia ka nisur negociatat për t’iu bashkuar BE-së, shteti vazhdon të jetë njëri prej aleatëve më të afërt të Moskës në Ballkan. Serbia ka refuzuar që t’iu bashkohet vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Më 19 tetor, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është ankuar se BE-ja po bën presion diplomatik “absolutisht të panevojshëm” ndaj shteteve të Ballkanit për të vendosur sanksione ndaj Moskës./Rel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-dergimi-i-ndihmave-ne-siri-gjest-humanitar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala