Serbia cakton 90 vende zgjedhore në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

p-euml-r-zgjedhjet-e-serbis-euml-90-vendvotime-n-euml-kosov-euml_hd

Serbia është e vendosur t’i mbajë zgjedhjet e veta presidenciale edhe në Kosovë.

Komisioni zgjedhor republikan i këtij vendi, njofton tanjug mbrëmë vonë “ka marrë vendimin që në zgjedhjet për presidentin e Serbisë, që do të mbahen më 2 prill, të hapen 90 vende zgjedhore në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë”.

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është pretendenti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje, ka paralajmëruar se do të mbajë mitingje zgjedhore në vendin tonë, transmeton Koha.net.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbia-cakton-90-vende-zgjedhore-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala