Serbët sa nuk e vranë në luftë, sot është mjeku hero i tyre

Autori:Gazeta Fjala

se_1481008677-6702895

Ndonëse si student mjekësie lufta e kishte zënë në Sarajevë dhe në një rast ishte edhe në rrezik për jetë, doktori Muharrem Morina thotë se asnjëherë nuk i ka parë pacientët sipas etnisë së tyre. Ai së fundmi u bë heroi i medieve serbe, pasi shpëtoi jetën e një fëmije të këtij komuniteti. Për “Zërin” doktori rrëfen për pacientët e shumtë që i ka përcjellë në drejtim të Beogradit.

Ishte 29 prilli i vitit 1992. Doktori Muharrem Morina ishte atëherë student i vitit të pestë të Fakultetit të Mjekësisë në Sarajevë, kishte arritur “të thyejë rrethimin” që i ishte bërë atëbotë kryeqytetit boshnjak në luftën e ashpër me Serbinë.

Por, atëherë student, doktori Morina kishte gjetur një autobus që do ta çonte nga Sarajeva për në Beograd. Rrugëtimi i tij u ndërpre në gjysmë me autobusin që ishte nisur.

“Një polic më mori dokumentet dhe më nxori nga autobusi. Isha i vetmi që u ndava. Bashkë me të ishte edhe një person tjetër me një kallashnikov në dorë, por me rroba civile”, rrëfen doktor Morina, një pjesë të përjetimit nga lufta në Bosnjë, kur ishte në rrezik për jetën e tij.

Për një kohë të gjatë ai ishte verifikuar nga policia dhe ndonëse disa herë kishte parë vdekjen me sy, një epror i ish-ushtrisë së Serbisë e kishte liruar.

Përmes një autobusi tjetër kishte vazhduar rrugëtimin e tij, sado që rrëfimi për atë që kishte parë “vdekjen me sy” është i gjatë po aq sa rrugëtimi i tij gjer në shtëpi.

Doktori Morina kishte kryer më vonë fakultetin. Ai tash e disa vite punon si anesteziolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbet-sa-nuk-e-vrane-ne-lufte-sot-eshte-mjeku-hero-i-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala