Serbët e Kosovës nuk paguajnë tatim

Autori:Gazeta Fjala

kuponi-tatimor

Katër komunat veriore vazhdojnë të mos e zbatojnë Ligjin për Tatimin në Pronë. Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin-Potoku dhe Zveçani nuk kanë arritur të arkëtojnë asnjë cent nga tatimi në pronë, që është burim kryesor i të hyrave komunale.

Kjo është konstatuar në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, sipas të cilit këto komuna “kanë zero për qind të të hyrave nga tatimi”, shkruan “Koha Ditore”.
Raporti ka konstatuar se komunat kosovare gjatë vitit 2017 kanë arritur të realizojnë 43 për qind të të hyrave nga tatimi në pronë.

Realizim të ulët të të hyrave kanë edhe Shtërpca me 20 për qind, Malisheva me 24 për qind dhe Mamusha me 25 për qind.

Ndërsa nivel më të kënaqshëm të të hyrave sipas Auditorit kanë Obiliqi me 68 për qind, Graçanica me 56 për qind, si dhe Lipjani me 51 për qind.

Auditori ma bërë të ditur se Klina, Leposaviqi, Zveçani, Zubin-Potoku dhe Ranigullu nuk kanë angazhuar asnjë punëtor me kontratë për shërbime të veçanta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/serbet-e-kosoves-nuk-paguajne-tatim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala