Semaforët në Vushtrri, jashtë funksionit

Autori:Gazeta Fjala

semaforat

Para rreth një viti, në Vushtrri janë vendosur semaforët e parë, si pasojë e aksidenteve të shpeshta që ndodhnin në këtë udhëkryq, që lidh rrugën e fshatit Studime me qendrën e Vushtrrisë, si dhe me rrugën kryesore, Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Gazeta Fjala.

Por, ka tash e sa javë, që semaforët janë dëmtuar si pasojë e një aksidenti, duke dalë kështu nga funksioni.
Këmbësorët e kanë të vështirë procesin e kalimit të rrugës në këtë udhëkryq.

Organet kompetente nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për rregullimin e semaforëve. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/semaforet-ne-vushtrri-jashte-funksionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala