Selimi: Me kundërshtimet tona për Demarkacionin, bindëm edhe deputetët e pozitës

Autori:Gazeta Fjala

rexhep-selimi-e-futi-n-euml-kuvend-gazin-lotsjell-euml-s_hd-1200x630

Prej që është nënshkruar marrëveshja në Bruksel në vitin 2015, për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, opozita nuk ka ndryshuar qëndrimin për kundërshtimin e formës aktuale të Demarkacionit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë për Telegrafin se kurdo që do të dërgohet projektligji për Demarkacionin në Kuvend, nga Qeveria, ata do ta kundërshtojnë me çdo kusht.

Selimi nuk e përjashton mundësin e përdorimit të gazit lotsjellës, për ta kundërshtuar votimin e Demarkacionit.

“Kurdo që vjen Demarkacioni në Kuvend, Vetëvendosja e ka të njëjtin qëndrim që dy vite. Besoj që edhe partitë si AAK dhe Nisma e kanë të njëjtin qëndrim”, ka thënë ai për Telegrafin.

Rexhep Selimi ka thënë se me kundërshtimin e vazhdueshme të Demarkacionit me Maline Zi kanë arritur të bindin edhe disa deputet të pozitës. “Me vendosmëri i kemi bindur edhe deputetët e pozitës”, tha Selimi.

Po ashtu, votimin e Demarkacionit e kanë kundërshtuar edhe deputetet e koalicionit qeverisës Nait Hasani i PDK-së e Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj të LDK-së.

Ndryshe, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi mbetet njëri ndër kushtet kryesore për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/selimi-me-kundershtimet-tona-per-demarkacionin-bindem-edhe-deputetet-e-pozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala