Selimi: Me krizën në Telekom u rrezikua edhe siguria kombëtare

Autori:Gazeta Fjala

Webp.net-resizeimage

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se seanca e sotme është thirrur për një kontratë të veçantë mes Telekomit dhe Z Mobile, transmeton lajmi.net.

“Seanca e sotme është thirrur për një kontratë të veçantë, për atë të Telekomit me Z Mobile. Tendenca për t’u shpërqendruar nga ky fokus është tendeva për ta zbuluar këtë skandal”, ka thënë ai.

Selimi tutje ak thënë se efektet e dëmit të kësaj kontrate janë në tri dimensione.

Sipas tij, efekti i aprë ka të bëjë me buxhetin, i dyti me dëmin ndaj qytetarit dhe i treti dëmtimi i shtetit.

“Efektet e kësaj kontrate janë në tri dimensione, në efekt buxhetor, në efekt që dëmton qytetarin dhe efekt që dëmton shtetin. Të tretën nuk mund ta përjashtojmë edhe sigurinë kombëtare. Në rastin konkret, efektin e dëmit e ka edhe në sigurinë e shtetit të Kosovës. Kur rrezikohet Telekomi, rrezikohet edhe siguria vendit”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/selimi-me-krizen-ne-telekom-u-rrezikua-edhe-siguria-kombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala