Selim Pacolli premton më shumë fabrika në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

akr-1-650x358

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli gjatë vizitës në fabrikën “M-technologie”, u zotua se do t’i mbështesë të gjithë ata që kanë iniciativa për fabrika të tilla.

Kandidati për kryetar, Selim Pacolli tha se patën rastin të shohin një fabrikë të bukur ku ka bërë një mrekulli të punësimit dhe do të ofrojmë mbështetje për këto lloj fabrikash.

“Në cilësinë e kryetarit do të kemi edhe shumë fabrika tilla dhe do të gjejmë grante dhe subvencione për të mbështetur këto fabrika prodhuese”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo është fabrika e vetme në Ballkan që rreth 90 për qind e prodhimeve eksportohen jashtë vendit dhe ky është një ndër synimet e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/selim-pacolli-premton-me-shume-fabrika-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala