Sela: Shqipëria interesohet për ne aq sa për pakicën turke në Bullgari

Autori:Gazeta Fjala

zs_inteviste

Kryetari i subjektit Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se Shqipëria sillet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut njëjtë si me pakicën turke në Bullgari.

“Shqipëria nuk mund të sillet me shqiptarët në Maqedoni njësoj si e mbron interesin e një pakice tjetër në Turqi apo dikund tjetër. Sjellja e Shqipërisë deri me tash ka qenë sikur po mbronë interesin e pakicës turke në Bullgari”, është shprehur Sela.

“Kosova ka rrethana të tjera, ne e kuptojmë. Akoma janë problemet e brendshme dhe problemi i marrjes së ulëses në OKB. Por sërish angazhimi mund të jetë më i madh. Shqiptarët e Kosovës në përgjithësi e ndjekin situatën më shumë”, ka thënë ai.

Përveç kësaj ai ka thënë se problem kryesor i shqiptarëve në Maqedoni është si të ndjehen të barabartë në tokën e tyre.

“Problem bazë e kryesor i shqiptarëve është të ndjehen të barabartë në tokën e tyre, sepse nuk jemi të hedhur po autokton. Jo trajtim si pakicë kombëtare të përkohshme. Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme”, ka thënë ai në RTK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sela-shqiperia-interesohet-per-ne-aq-sa-per-pakicen-turke-ne-bullgari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala