Sektori financiar dhe i patundshmërive, atraktiv për investitorët

Autori:Zekirja Shabani

auto_bqk15208391711520839193-850x460

Sektori i patundshmërive edhe ai financiar edhe më tutje vazhdojnë të jenë ndër sektorët vendorë më joshës për investitorët e huaj, shkruan Gazeta inFokus.

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë vitit 2017 në sektorin e patundshmërisë janë investuar 187.2 milionë euro. Nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit gusht në këtë sektor investitorët e huaj kanë investuar 117,3 milionë euro. Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare edhe sektori i shërbimeve financiare po tregohet tërheqës për investitorët e huaj.

IBANK-NR17_Update-ALB_UPDATE-14-copy-768x390

Konstatime të tilla mund të mbështeten në faktin se gjatë vitit që lamë pas, në këtë sektor investitorët e huaj kanë investuar hiç më pak se 55 milionë euro, derisa gjatë periudhës raportuese janar-gusht 2018 janë investuar 1,8 milion euro.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se nga fillimi i vitit 2018 e deri në fund të muajit gusht në sektorin e bujqësisë janë investuar 200 mijë euro, derisa gjatë vitit që lamë pas ka pasur tërheqje të investimeve nga ky sektor.

Po sipas këtyre të dhënave, edhe në sektorin energjetik gjatë 8 muajve të parë të këtij viti investitorët e huaj kanë investuar 2,9 milionë euro, derisa në sektorin e industrisë dhe atë të mineraleve ka tërheqje të investimeve të huaja./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sektori-financiar-dhe-i-patundshmerive-atraktiv-per-investitoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala