Scott: Dialogu për Kosovën, lëvizje e shkëlqyer

Autori:Gazeta Fjala

Kyle-Scott-650x358

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, tha sot se fillimi i dialogut të brendshëm për Kosovën është një lëvizje e shkëlqyer sepse sipas tij është e rëndësishme që të gjitha segmentet e shoqërisë të shprehin pikëpamjet e tyre mbi çështjet më të rëndësishme të vendit.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi fillimin e një dialogu të brendshëm në të cilin shoqëria civile do të luajë një rol të rëndësishëm.

Një ditë më parë kreu i shtetit serb bëri me dije se në muajin tetor do të fillojë një fazë e re e dialogut të brendshëm për Kosovën./Klan Kosova

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/scott-dialogu-per-kosoven-levizje-e-shkelqyer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala