Schulz bën thirrje për formimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”

Autori:Gazeta Fjala

Social Democratic Party chairman Martin Schulz delivers his speech a party's convention in Berlin, Thursday, Dec. 7, 2017. (AP Photo/Markus Schreiber)

Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz, partner i mundshëm qeverisës i kancelares Angela Merkel, bëri thirrje për krijimin e “Shteteve të Bashkaura të Evropës” deri në vitin 2025.

Schulz, në kongresin e partisë së tij në Berlin, tha se Evropa duhet të jetë më e bashkuar dhe federale.

“Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale”, tha Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian.

Ai tha se vetëm një Evropë më e bashkuar mund të përballet me sfidat si ndryshimet klimatke apo menaxhimi i migrimit masiv, mund të detyrojë gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook, të respektojnë të drejtat civile, ose mund t’i pengojë kompanitë e mëdha që t’iu shmangen taksave.

“Evropa është sigurimi ynë jetësor”, tha ai.

Schulz po ashtu tha se vetëm një BE e fuqishme do të ndalonte përparimin e nacionalistëve të krahut të djathtë, duke përmendur këtu fitoret e tyre në Gjermani, Austri, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Holandë./rel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/schulz-ben-thirrje-per-formimin-e-shteteve-te-bashkuara-te-evropes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala