Sampdoria zgjedh Ranierin, De Biasi mbetet në “stol”

Autori:Gazeta Fjala

pjimage-852x460

Gianni de Biasi mbetet sërish në “stol”. Ish-trajneri i Shqipërisë, nën drejtimin e të cilit kuqezinjtë shkruan historinë me pjesëmarrjen në Euro 2016, duhet të presë me gjatë për të marrë drejtimin e një skuadre. Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka zgjedhur Claudio Ranierin për të zëvendësuar të shkarkuarin Eusebio Di Francescon.

Palët kanë gjetur gjuhen e përbashkët dhe tashmë pritet të përcaktohen vetëm disa detaje të vogla ekonomike para se të bëhet zyrtarizimi i Ranierit (gjatë ditës së sotme). Trajneri që bëri histori me Leicester City-n, për ironi të fatit do të debutojë në krye të Sampdorias kundër Romës, ish-skuadrës së tij, në javën e tetë të Serisë A.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sampdoria-zgjedh-ranierin-de-biasi-mbetet-ne-stol/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala