Samir Ujkani për Dardanët: “Janë lojtari ynë ekstra, na japin vullnet që mos të dorëzohemi asnjëherë”

Autori:Gazeta Fjala

72546978_439886633315668_5156108122883883008_n

Kombëtarja e Kosovës po befason të gjithë botën e futbollit me lojën që e bëjnë.

Por, faktor shumë i rëndësishëm për këtë arritje sipas kapitenit të kombëtarës Samir Ujkanit, nuk janë veç lojtarët në fushën e gjelbër.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin n’Konak të gazetës inFokus, Ujkani thotë që është edhe një lojtar tjetër, por që i cili nuk hyn në fushë.

Fjala është për tifogrupin e Kosovës, Dardanët, për të cilët Ujkani thotë që i japin motiv lojtarëve pavarësisht çdo situate.

“E dimë krejt se Dardanët janë lojtari ekstra i joni si në shpi si jashtë, po na japin këtë frymën me shku përpara e me jap rezultat pozitiv, shembulli më i mirë ishte me Anglinë, kur ishim tu hup 5 me 1 e u kry pjesa e parë, kur hinëm, tifozët tu këndu e tu na jep vullnet e mentalitetin, ej hajde provojmë e shkojmë përpara se çka do të bahet ne jemi me ju, me pas këtë përkrahje nga populli e tifozët është e mrekullueshme”./Gazeta inFokus/

https://www.facebook.com/gazetainfokuss/videos/1468291743320833/?t=0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/samir-ujkani-per-dardanet-jane-lojtari-yne-ekstra-na-japin-vullnet-qe-mos-te-dorezohemi-asnjehere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala