Sali Berisha poston për Mrika Nikqin 16 vjeçaren që u ngjit në “Kulmin e Botës”

Autori:Gazeta Fjala

61121446_1282956118531959_1010393298356928512_n-600x360

16 vjeçarja nga Peja, Mrika Nikqi bashkë me babain e saj Arianitin, kanë arritur të ngjiten në “Kulmin e Botës”. Për ngjitjen e tyre në Everest, ata i ka uruar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur këtë një arritje të jashtëzakonshme dhe që e bënë krenar çdo shqiptar.

“Mrika Nikqit, rekordmenes 16 vjeçare nga Peja që së bashku me të atin Aranitin u ngjitën në lartësinë më të madhe të planetit në Everest, një urim shumë të përzemërt dhe nderim të veçantë për këtë arritje të jashtëzakonshme që bënë krenare çdo shqiptar”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndryshe, Mrika dhe Arianiti kishin mbetur të bllokuar për 11 ditë në një tendë në temperaturat deri në -40 gradë celcius në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sali-berisha-poston-per-mrika-nikqin-16-vjecaren-qe-u-ngjit-ne-kulmin-e-botes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala