Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?

Autori:Gazeta Fjala

60352711_321203365238941_1410219908544856064_n-600x360

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 518 persona. Sipas të dhëave të Fondit për të Drejtën Humanitare, 10 mijë e 794 të vrarë ishin shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, ndërsa të tjerët u përkasin etnive të tjera.

Nga ky numër i të vrarëve, 11 mijë e 661 ishin meshkuj dhe 1 mijë e 857 ishin femra. Viti më i përgjakshëm ka qenë viti 1999, ku janë vrarë 11 mijë e 199 persona.

Viktimat e luftës u takounë moshave të ndryshme duke filluar nga të porsalindurit e deri mbi 100 vjeç.

Gjatë viteve 1998-2000 janë vrarë 239 fëmijë zero deri në pesë vjeç. 1 mijë e 491 viktima 21 deri në 25 vjeç, dhe katër persona të moshës mbi 100 vjeç, Deri në prill të vitit 2018, 1 mijë e 658 persona mbetën të zhdukur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sa-persona-jane-vrare-ne-luften-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala