Sa litra alkool i konsumojnë shqiptarët në vit?

Autori:Gazeta Fjala

alkool

Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 5.7 litra alkool në vit për frymë, sipas të dhënave më të fundit të disponuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Statistika merr për bazë të gjithë numrin e popullsisë, përfshirë edhe rreth 680 mijë shqiptarët të cilët nuk kanë konsumuar kurrë alkool në jetën e tyre.

Nëse statistika bazohet vetëm tek konsumatorët, shifrat rriten ndjeshëm: 17,4 litra alkool në vit për meshkujt dhe 7,3 litra në vit për femrat. Kështu mesatarisht, konsumi i alkoolit shkon në 13 litra në vit.

Birra është pija e preferuar e shqiptarëve, duke përbërë 32% të konsumit, ndjekur nga vera me 20%. Rakia dhe pijet e tjera plotësojnë pjesën e mbetur.

Konsumi në vendin tonë ka ardhur në rritje, sidomos pas viteve ’90 dhe birra është lloji i pijes që ka fituar më shumë popullaritet gjatë kësaj kohe.

OBSH e llogarit sjelljen e shqiptarëve në të pirë, si mesatarisht të rrezikshme, ku 18,4% e meshkujve konsiderohen si konsumatorë të rëndë dhe 5,5% kanë krijuar varësi.

10.5% e aksidenteve rrugore janë të ndikuara pjesërisht nga konsumi i alkoolit., i cili është ndikues kryesor edhe tek të prekurit nga cirroza e mëlçisë.

Në Europë, Shqipëria renditet mes vendeve që konsumojnë më pak alkool për frymë duke tejkaluar vetëm rajonin e Europës Aziatike, Turqinë dhe Maqedoninë. Edhe nëse llogarisim vetëm konsumatorët e alkoolit, përsëri shqiptarët konsumojnë relativisht më pak alkool, duke mundur nga vendet fqinje vetëm Maqedoninë dhe Italinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sa-litra-alkool-i-konsumojne-shqiptaret-ne-vit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala