Sa do të “mbijetojë” euro?

Autori:Gazeta Fjala

euroo

Euro do të mbijetojë të paktën edhe 2 dekada të tjera, ndërkohë që krizat financiare që prej nisjes së valutës detyruan qeveritë që të fuqizojnë themelet, sipas ekonomistëve të anketuar nga Bloomberg.   Por, ndërkohë që valuta feston 20 vjetorin në 2019-ën, shumica e të anketuarve paralajmëruan për optimizmin e tepërt, veçanërisht pas fushatave populiste në të gjithë rajonin, që synonin daljen nga blloku i valutës së përbashkët.

Sipas analistëve të Dekabank, euro mund të konsiderohet gjerësisht një sukses dhe nëse ka progres në përfundimin e unionit bankar dhe të tregjeve të kapitalit, përfitimet e përdorimit të euros do të rriten më tej.  Por, sipas analistëve, është e rëndësishme që të garantohet se zhvillimet ekonomike apo financiare të mos detyrojnë kurrë një vend që të dalë nga blloku i valutës.  Thuajse 80% e të anketuarve parashikojnë që euro do të mbijetojë. Sipas analistëve, pasojat e një vendi anëtar që të dalë nga euro do të jenë më të këqija se sa ato që po vëzhgohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ekonomistëve të Intesa Sanpaolo, euro është e pakthyeshme, pasi dalja nga valuta përbën një proces të kushtueshëm që asnjë vend nuk do të donte ta ndërmerrte. Të anketuarit nga Bloomberg bënë të ditur se Greqia dhe Italia kanë qenë kandidatët me më shumë gjasa për daljen nga valuta, duke e vështirësuar mbijetesën e euros. Por, suksesi i eksperimentit monetar të rajonit varet nga Parisi dhe Berlini. Sipas analistëve, nëse Franca dhe Gjermania nisin konfliktet, atëherë, eurozona do të merrte fund.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sa-do-te-mbijetoje-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala