Sa aeroplanë fluturojnë në qiell në një moment të caktuar?

Autori:Gazeta Fjala

aeroplan

Kompanitë e të dhënave të aviacionit si FlightAware mbajnë  të gjitha të dhënat e avionëve që fluturojnë në qiell deh sipas tyre vitin e kaluar ka patur një mesatare prej 9728 aeroplanë, që mbajnë plot 1,270,406 njerëz në qiell në çdo kohë të caktuar.

Dita më e lehtë për trafikun ajror ishte fillimi i vitit të ri, 1 Janar 2017, kur në kulmin e ditës në qiell fluturonin 3355 avionë në të njëjtën kohë.

Dhe dita më e rënduar për sa i përket trafikut ajror ishte 5 Gushti i 2016 kur plot 12,856 aeroplanë fluturonin në të njëjtën kohë dhe mbanin 1.590.929 njerëz.

FlightAware përdori të dhënat e navigimit nga vende të ndryshme të  botës, nëpërmjet agjencive ushtarake dhe qeveritare përmes përdorimit të të dhënave të radarëve nga 1 qershori i 2016 deri në 31 Maj të 2017.

Fluturimet e planifikuara nuk i llogarisin anulimet apo vonesat, megjithatë ato potencialisht sigurojnë informacion më të saktë, pasi gjurmimi i radarëve nuk është i mundur në rrugët polare apo mbi oqean.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sa-aeroplane-fluturojne-ne-qiell-ne-nje-moment-te-caktuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala