“Rusia 2018”, Granit Xhaka në mesin e më të mirëve

Autori:Gazeta Fjala

xhaka_1507843025-9938680

Xhaka është lojtari i katër që ka bërë më së shumti pasime në ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusia 2018”.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është në mesin e lojtarëve që me më së shumti pasime në ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusia 2018”, bën të ditur faqja për histori dhe statistika, “Opta”.

Toni Kroos i Real Madridit është lojtari që ka kompletuar më së shumti pasime (826 pasime), i ndjekur nga i riu i talentuar i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Joshua Kimmich me 818 pasime, kurse Xhaka renditet i katërti me 806 pasime, përcjell Gazeta Express.

– Kroos (826 pasime)

– Kimmich (818 pasime)

– Busquets (809 pasime)

– Granit Xhaka (806 pasime)

– Henderson (761 pasime)

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rusia-2018-granit-xhaka-ne-mesin-e-me-te-mireve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala