Rusi: Djaloshit 7-vjeçar i dërgojnë ftesën për të kryer shërbimin ushtarak

Autori:Gazeta Fjala

u_1512652224-142977 (1)

Një djalosh 7-vjeçar i identifikuar si Sasha Gumenjuk nga qyteti rus Usurjisk, ishte befasuar kur i erdhi ftesa për të shkuar ushtar, raporton BBC.

Sipas mediave ruse ai kishte marrë ftesën nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, në të cilin shkruante se duhet të lajmërohet për t’u bërë gati për shërbimin ushtarak njëvjeçar, transmeton Telegrafi.

“Gabimin e ka bërë spitali i fëmijëve me listën e foshnjave që kanë lindur në vitin 2001, që na është dërguar ne. Ata në vend se të shkruajnë 2010 e kanë shkruar 2001”, ka bërë të ditur një zyrtar i ushtrisë ruse.

Ata kanë konfirmuar se vogëlushi nuk do të dënohet nëse nuk paraqitet në kazermë, ndërsa familjarët e vogëlushit e kanë fotografuar ftesën të cilën e kanë publikuar në Instagram.

“Do të paraqitemi siç na është urdhëruar”, kanë deklaruar familjarët e vogëlushit duke shtuar se publikimi i ftesës për ushtri nuk ka pasur për qëllim ta poshtëroj këdo.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rusi-djaloshit-7-vjecar-i-dergojne-ftesen-per-te-kryer-sherbimin-ushtarak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala