Rukiqi kritikon ashpër Shqipërinë – Po bllokon miellin e Kosovës për grupe të interesit

Autori:Gazeta Fjala

rukiqi-110318-4792

Pas bllokimit që Shqipëria i bëri miellit nga Kosova ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Shqipëria po vendos norma të cilat nuk kanë synim cilësinë por grupet e interesit, shkruan gazeta inFokus.

E për arsyetimin e Shqipërisë se mielli me origjinë nga Kosova ka pasur nivel të proteinës nën 12 %, Rukiqi ka thënë se në tregjet e BE-së maksimumi i nivelit të proteinës është 12% ndërsa në SHBA 14%.

I pari i Odës Ekonomike ka thënë gjithashtu se shtetet e rajonit vazhdimisht po vendosin barriera për produktet kosovare përmes analizave e laboratorëve.

“Spo me intereson per miellin serb ne kete rast. Por shqetesimi eshte per produktet me origjine nga Kosova. Me analiza dhe laboratore, vendosen vazhdimisht barriera per produkte te ndryshme nga Kosova, jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjitha vendet e rajonit. Ne rastin konkret, po thote qe mielli ka pas nivel te proteines nen 12%. Maksimumi i nivelit te proteines qe e gjen ne shitje ne tregjet e BE-se eshte 12%, ndersa ne SHBA 14%. Shqiperia jashte cdo norme standarde, vendos norma, te cila nuk kane synim cilesi ma te mire te produkteve, por mbrojte te tregut te grupeve te interesit.”, ka skruar Rukiqi në facebook.

Të shtunën u bë e ditur se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka bllokuar 50 ton miell gruri të ardhur nga Kosova dhe Serbia.

Në njoftim thuhet se 30 ton miell që po importoheshin nga Kosova pas analizave të kryera në laboratorë kanë rezultuar se kanë nivel më të ulët të proteinës e ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke.

“Konkretisht sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është maksimumi 13%.”, thuhet në njoftim.

Veç miellit nga Kosova, Shqipëria ka kthyer mbrapa edhe  25 ton “miell gruri” nga Serbia . E kjo me arsyetimin se  produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rukiqi-kritikon-ashper-shqiperine-po-bllokon-miellin-e-kosoves-per-grupe-te-interesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala