Rukiqi: Ekonomia joformale mbetet sfidë

Autori:Gazeta Fjala

Berat-Rukiqi-852x460

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me “Baker Tilly Kosovë” dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve në Kosovë, kanë organizuar konferencën me temën “Rishikimi i pasqyrave financiare, kërkesë ligjore për NVM në Kosovë”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se ekonomia joformale mbetet sfidë.

Sipas tij, raportimi financiar ndikon në performancën e kompanive.

“Ajo që është shumë e rëndësishme në Kosovë është se ne jemi duke diskutuar për diçka që ka me rëndësi jo vetëm për informim, por edhe për vetëdijesimin e kompanive në raportimin financiar”.

“Çdo përmirësimi i raportimit financiar ka ndikime pozitive në performancën e ekonomisë, por të njëjtën kohë në performancën e kompanisë”.

“Ne jemi duke folur çdo herë e më shumë për koston e kapitalit dhe normalisht që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me për rëndësinë e raportit financiar. Çështja e ekonomisë informale është sfidë dhe ndikim substancial ka raporti financiar”.

Drejtori ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se në vazhdimësi kanë ofruar shërbime efikase për tatimpaguesit.

“ATK ja në vazhdimësi parashtron kërkesë që të bëhet edhe raportimi financiar i bizneseve. Jemi në fazën e digjitalizimit të sistemit dhe na u ka paraqitë një masë jo e kënaqshme për kategoritë A mos të jetë asnjë tatimpagues dhe ka disa elemente që nuk ka siguri”, ka thënë Murtezaj.

Sokol Havolli, zëvendësguvernator në BQK, tha se janë të vendosur që agjendën e raportimit financiar ta mbajnë prioritet.

“Informata më të sakta financiare për raportimi financiar ndikuan në procesin e riskut, por dhe të mbikëqyrjes”.

“Është e rëndësishme të theksohet roli i procesit të auditimit dhe kontabilistëve pasi aplikimi i standardeve është i rëndësishëm vetëm nëse shtyhet nga kontabilistët dhe auditorët. Si BQK jemi të vendosur që agjendën e raportimit financiar ta mbajnë prioritet”, ka thënë Havolli.

Lulzim Zeka, auditor, ka thënë se është e rëndësishme të kategorizohen ndërmarrjet në ndërmarrje të vogla, mesme apo mëdha.

“…mbi 4 milionë duhet të bëhet auditimi. Ligji s’ju dënon të bëni auditim në vend të rishikimeve. Rishikimi auditorm që kryhet nga ndërmarrja pra rritja e besueshmërisë së pasqyrave financiare”.

“Auditimi mund të mos jetë formë e duhur e shprehjes së sigurisë pasi ndërmarrjet mundë të jenë më komplekse”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rukiqi-ekonomia-joformale-mbetet-sfide/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala