RTK-ja, që ankohet për mungesë të buxhetit, rrit numrin e punëtorëve

Autori:Gazeta Fjala

RTK1

Edhe pse, sipas drejtuesve të Radiotelevizionit të Kosovës, buxheti prej 13 milionë eurosh nuk përmbush kërkesat programore e as teknologjike të këtij televizioni, gjatë vitit 2017 ky institucion ka vazhduar me punësime të reja dhe blerje të produkteve nga produksionet e jashtme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga 731 punëtorë të rregullt sa ishin në janar të vitit 2017, ky vit u përmbyll me 44 punëtorë më shumë. Këtij numri i shtohen edhe 212 të punësuar me kontratë mbi vepër, numër ky që brenda vitit është rritur për 7 persona.

Këto të dhëna janë pasqyruar në raportin vjetor financiar të RTK-së për vitin 2017, i cili më 3 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim u miratua të mërkurën nga Komisioni për Buxhet dhe Financa. Miratimi u bë megjithëqë deputetët anëtarë të Komisionit dhanë një sërë vërejtjesh për keqmenaxhim të parasë publike, shpenzime joracionale të buxhetit, mbipunësim e blerje të produkteve të jashtme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rtk-ja-qe-ankohet-per-mungese-te-buxhetit-rrit-numrin-e-punetoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala