RTK-ja do të marr para edhe nga qytetarët edhe nga buxheti

Autori:Gazeta Fjala

rtk

Inkasantët e KEDS-it nga janari i vitit të ardhshëm do të mund të shkojnë në secilën familje kosovare për të kërkuar nga 2.5 euro për Radio Televizionin e Kosovës. Nëse deputetët e votojnë projektligjin e ri për RTK-në, ky Televizion Publik parashihet të financohet nga parapagimi. Por, përveç kësaj edhe nga buxheti i shtetitit.

Shqipe Pantina, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, ka thën për Gazetën Fjala se është propozuar që përveç tarifës prej 2.5 euro RTK të mund të financohet edhe nga buxheti i shteti deri ne 0.4% të buxhetit, “e për të cilën unë kam qenë dhe vazhdoj te mbetem kundër”.

Për të inkasuar paratë nga qytetarët sipas saj “RTK duhet të lidhë marrëveshje me një organiazatë ose kompani e më e preferuara ëshët KEDS”.

Ligji i ri për Televizionin Publik, mund të rikthejë në  faturat e energjisë elektrike edhe pagesën që Gjykata Kushtetuese e pati shpallur të paligjshme.

Sipas Pantinës përveç këtij ndryshimi komisioni është pajtuar që të bëjë ndryshime edhe në numrin dhe mandatin e bordit të RTK, si dhe mënyrën e përzgjedhjes se kandidatëve që do votohen ne seancë në Kuvend.

“Numri I anëtarëve do të zvogëlohet dhe ata nuk do kenë të drejt të kandidojnë për një mandate të dytë pasi ta përfundojnë mandatin i cili do jetë 5 vjeçar. Po ashtu kemi rënë dakord qe financat e RTK të auditohen nga Zyra e Auditorit Kombëtar. Dhe një ndryshim që besoj do e rrisë përgjegjësinë edhe të   menaxhmentit edhe të bordit”.

Nëse raporti vjetor i RTK nuk miratohet dy herë radhazi atëherë bordi mund ta shkarkoj Drejtorin dhe  po ashtu edhe Kuvendi mund ta shkarkojë bordin nëse raporti vjetor nuk miratohet dy herë radhazi.

“Unë shpresoj se pas kalimit në leximin e parë në Kuvend ne do marrim komente dhe propozime edhe nga grupet dhe organizatat e interesuara ne mënyrë që të bëjmë një ligj sa më të mirë për RTK i cili aktualisht po ballafaqohet me probleme te thella si pasojë e keqpërdorimeve dhe keq menaxhimit”, ka thënë Pantina.

Ky projektligj do të dërgohet në fillim të javës tjetër në Qeveri për votim, e më pas kthehet tek deputetët për t’u votuar në Kuvend./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rtk-ja-do-te-marr-para-edhe-nga-qytetaret-edhe-nga-buxheti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala